Lajme

U kap me drogë e municion luftarak, arrestohet 35-vjeçari nga Skrapari

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Nikollarë i Skraparit, pasi u kap me një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë.
Policia thotë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale A. M, i cili u vu në pranga pas informacioneve të marra nga banorët e zonës.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi iu gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë