Dosje

U kap me 113 mijë euro, dëshmia e oficerit të RENEA-s: Paratë janë të ligjshme, i mora te një mik

Gazeta Si - Altin Morina ka mohuar që 113 eurot, paund dhe lekë të gjetura në makinën luksoze me të cilën po udhëtonte, të kenë si burim aktivitete të paligjshme dhe kriminale.

Në dëshminë e tij të parë në polici, shefi i stërvitjes në repartin e RENEA-s, ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik.

LEXO EDHE:
Arrestohet një efektiv i RENEA-s, u kap me 113 mijë euro në makinë

Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina sipas "Top Channel.

Ai u vu në pranga mesditën e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.

Në sediljen e parë të pasagjerit, ai  kishte fshehur të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ra në gjurmë të tij pas të dhënave të grumbulluara në rrugë operative, ku u sinjalizuan se në makinën “Audi” po transportoheshin para me origjinë të dyshimtë.

Pas ndalimit të saj forcat shqiponja u përballën me kolegun e tyre që u detyruan ta vendosin në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë