Lajme

U kap 1 ton kokainë në Greqi, kontenieri ishte nisur nga Shqipëria

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi.

Sipas mediave greke, sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona, por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj.

Bëhet me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona. Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë