Ne rrjet

Ish-ministri Demiraj : Emërimi im nuk është I ngjashëm me atë të Lleshajt

Debati për dekretimin e Sandër Lleshajt, i cili po shkon drejt limiteve të fundit kohore për t’u shprehur nga presidenti Meta, mbi propozimin e dytë të kryeministrit Rama po fokusohet tashmë jo tek e dekreti, por mbi faktin se i propozuari mban ende gradat e ushtarakut dhe sipas Kushtetutës nuk duhet të ushtrojë detyrë zyrtare.

Mazhoranca dhe opozita po përplasen me deklarata për faktin se Lleshaj është ende ushtarak dhe se nuk duhej të dekretohet nga presidenti në postin e ministrit të Brendshëm. Por e majta e ka gjetur zgjidhjen nëpërmjet letrës së Kryeministrit, duke propozuar që Meta t’ia heqë titujt ushtarak dhe më pas të nxjerrë dekretin si ministër i Brendshëm.
Ndërsa po qarkullon ideja se më parë ka qarkulluar një precedent i tillë me rastin e firmosje së Dritan Demirajt si ministër i Brendshëm, i cili edhe ai ishte ushtarak kur u propozua nga ana e opozitës në qeverinë “teknike” të 17 majit.

Nga mediat e majta ngrihet pretendimit i propozuar si Ministër, në rastin Demiraj, institucioni i Presidencës nuk solli asnjë objeksion dhe nuk kërkoi asnjë verifikim shtesë për personin që mbante gradën kolonel.

Pikërisht për këtë paralele, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, duke i cilësuar këto paralelizma të qarkulluara në media si “fake news”.


“Nisur nga rastet e publikuara sot në media, bëj me dije opinionit publik dhe medieve serioze e të përgjegjshme në vend, se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit tim si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Z. Bujar Nishani dhe kandidatit për MPB Z. Lleshaj. Në gjykimin tim rastet janë diametralisht të kundërt, ku emërimi im si Ministër i Brendshëm u bë në një kohë të vështirë për vendin dhe politikën shqiptare pra si Ministër Teknik dhe statusi im në atë kohë ishte ushtarak në lirim dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura, duke vazhduar jetën familjare dhe akademike në USA, si dhe i pa angazhuar politikisht në asnjë parti politike”, reagon Demiraj në Facebook.

Më pas ish-ministri rendit disa fakte që sipas tij janë “kokëforta”. “Jam liruar nga Forcat e Armatosura nga Mimi Kodheli me datë 1 Dhjetor 2014. Jam emëruar Ministër i Brendshëm në bazë të marrëveshjes politike pozitë-mazhorancë dhe dekretuar me Nr. Dekreti 10356, në datën 22 Maj 2017. Pas përfundimit të detyrës si Ministër i Brendshëm, kam vazhduar angazhimin tim ligjor për të vendosur të drejtën dhe dinjitetin që më kishte mohuar ish-MM Kodheli. Kështu, me Vendim Nr.3564, datë 19.07.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë më është dhënë e drejta e rikthimit në Forcat e Armatosura. Pas këtij Vendimi të Gjykatës të lartpërmendur jam rikthyer në FA pa u emëruar në ndonjë detyrë, duke pritur për rreth 8 muaj. Në datën 23 Prill 2018, me Urdhër të Ministres së Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka jam rikthyer në shërbimin aktiv si kolonel dhe kam qenë në dispozicion të FA për tu emëruar në një detyrë koloneli. Në datën 24.05.2018 në bazë të Urdhrit të Ministres së Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka me urdhrin Nr.718, 24.05.2018, pas kërkesës sime për arsye parimore e morale kam dalë në rezervë nga FA. Pra siç e vërtetojnë dhe dokumentet në kohën si MPB kam qenë ushtarak në lirim”, thekson Demiraj.

Për sa i përket çështjes së Lleshajt, Demiraj deklaron se nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij debati. “Në moralin tim personal dhe profesional mendoj që kjo çështje i takon institucioneve kushtetuese dhe ekspertëve të fushës juridike dhe jo “hallvaxhinjve” që mendojnë si gjithë të ditur”, thekson ish-ministri.

Për sa i përket çështjes së Lleshajt, Demiraj deklaron se nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij debati. “Në moralin tim personal dhe profesional mendoj që kjo çështje i takon institucioneve kushtetuese dhe ekspertëve të fushës juridike dhe jo “hallvaxhinjve” që mendojnë si gjithë të ditur”, thekson ish-ministri.

Për sa i përket çështjes së Lleshajt, Demiraj deklaron se nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij debati. “Në moralin tim personal dhe profesional mendoj që kjo çështje i takon institucioneve kushtetuese dhe ekspertëve të fushës juridike dhe jo “hallvaxhinjve” që mendojnë si gjithë të ditur”, thekson ish-ministri.

Opozita pas shkëmbimit të letrave mes Presidencës dhe Kryeministrisë po kërkon nga numri një i shtetit shqiptar që të mos dekretohet Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm. Madje ata po akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën, duke propozuar një ushtarak aktiv në detyrë.
“E gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri! Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën! As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme! Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë!”, do të deklaronte nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
Po për socialistët, çështja e zgjidhur, pasi presidenti nuk duhet të shkelë Kushtetutën, për të dekretuar Lleshajn si ministër të Brendshëm.
“Zgjidhja është ofruar nga kryeministri për çështjen e dekretit”, theksoi Balla, duke nënkuptuar se zgjidhja është zhgradimi i Lleshajt dhe më pas dekretimi si ministër i Brendshëm. Ndërsa të premten përfundon afati që presidenti duhet të shprehet për ripropozimin e Ramës për dekretimin e ministrit të Brendshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë