Rend dhe Ligj

U dënua me 14 vite burg, Arbër Çekaj ankimon vendimin

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ në Maminas, të cilin Gjykata e dënoi me 14 vite burg, ka ankimuar vendimin e dhënë.

Përmes një kërkese, Çekaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rishikim të vendimit në fjalë, pasi pretendon që është i pafajshëm.

Më 16 shtator u zhvillua seanca në GJKKO, ku para se të jepej vendimi Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e tij.

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por ai përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë një dënim prej 14 vitesh burgim.

Arbër Çekaj u arrestua në maj të vitit të kaluar në Gjermani.

Gjithashtu janë dënuar dhe anëtarët e tjerë të kësaj dosje. Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë