Në një kohë që ka përfunduar operacioni i kërkimit të trupave të pajetë, a vijuar puna në terren për pastrimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që la pas 51 viktima.
Aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës, hotelin ‘Vila Verde’, një ndërtesë 4 -katëshe që u shkatërrua nga tërmeti.
Tri fadroma të Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit dhe Tiranës kanë nisur shembjen e objektit katër-katësh në zonën e plazhit.
Vila Verde pësoi dëme të shumta nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm pas goditjes së tërmetit.
Tërmeti dëmtoi rëndë kolonat e katit të parë të ndërtesës, duke e bërë shumë të rrezikshme mbajtjen në këmbë të saj.
Ndërkohë, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agon Hysenlliu, është shprehur se në Durrës deri më tani janë konstatuar 27 banesa deri më tani.
Ndër të tjera, ai tha se “jemi në proces, grupet janë në terren nga të gjitha vendet, nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Zvicra dhe po mundohemi që ta bëjmë sa më shpejt vlerësimin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.