Shqipëria ka dëbuar ditën e djeshme dy përfaqësues diplomatikë të Iranit, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Mësohet se njëri nga diplomatët ka pasur pozicionin e Sekretarit të Tretë ndërsa tjetri Atashe Kulturor në Ambasadën e Iranit.
Dy diplomatët janë shpallur persona ‘non grata’ dhe u kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga vendi për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.
Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë".
Dëbimi i diplomatëve iranianë vjen pas përplasjeve të Iranit me SHBA-në ku qartësisht Shqipëria është pozicionuar krah aleatëve të përhershëm amerikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.