Lajme

U arrestua se përhapi panik për lajme të rreme, lirohet Xhuliana Aliaj

Gjykata e Durrësit ka vënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 25-vjeçaren Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua se përhapi panik për lajme të rreme.
Lirimi i saj është kërkuar nga prokurori Madrid Kullolli dhe është pranuar nga gjykata.
Ajo u arrestua pesë ditë më parë dhe akuzohet për përhapje të informatave të rreme që përhapin panik.
Policia në momentin e arrestimit bëri me dije se 25-vjeçarja kishte postuar në faqen e saj të “Facebook” shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë