Ne rrjet

Turqia, të dërguar të posaçëm për Ballkanin. Fokusi te Shqipëria

Pas SHBA-së dhe Bashkimit Euopian, edhe Turqia mund të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ideja është prezantuar nga një nga fondacionet më të afërta të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan

Fondacioni Humanitar Relief, IHH, i cili njihet për marrjen e fondeve të shumta direkt nga familja e presidentit, po kërkon emërimin e një dërguesi të posaçëm turk në Ballkan. Sipas IHH-së detyra e këtij të dërguari special do të ishte ndërtimi i marrëdhënieve më të afërta me Shqipërinë.

Rekomandimi vjen pasi SHBA-ja ka emëruar jo një, por dy të dërguar specialë në rajon, Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe Richard Grenell si të dërguarin special për bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës.

"Turqia ka marrëdhënie të ngushta me vendet e rajonit dhe e sheh Ballkanin si një rajon strategjik, por nuk ka ndonjë ende një përfaqësues zyrtar special atje", thotë një analizë e publikuar nga IHH, te mërkurën.

Analiza rekomandon emërimin e një të dërguari special në rajon për të promovuar më mirë politikën turke në rajon.

"Megjithë politikat e saj të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor me BE, Turqia nuk shihet më si një aleat i BE-së, por më tepër si një konkurrent. Kjo është arsyeja pse Turqia duhet të rishikojë politikat e saj dhe strategjitë politike në lidhje me Ballkanin dhe të jetë në gjendje t’i përgjigjet çdo hapi të ndërmarrë nga BE-ka dhe SHBA-ja" vëren në raport.

Fondacioni thotë se Turqia ka marrëdhënie të mira me Rusinë, por ajo është gjithashtu pjesë e aleancës perëndimore të NATO-s, duke i dhënë mundësi që të luajë një rol ndërmjetësues në Ballkan.

“Detyrat e rekomanduara të të dërguarit special do të ishin ndërtimi i marrëdhënieve më të mira me aleatët strategjikë të Turqisë në rajon, si Shqipëria dhe Bosnja, mbrojtja e të drejtave të pakicave turke dhe myslimane, koordinimi i punës së institucioneve turke në Ballkan dhe krijimi i kanaleve të reja në rajon për të lehtësojnë tensionet etnike”, thotë analiza.

IHH është një organizatë humanitare që vepron në 135 vende dhe territore, duke krijuar sipas saj, “një urë të vullnetit të mirë që shtrihet nga Turqia" drejt botës, përfshirë Ballkanin. Ai është i njohur edhe për lidhjet e tij të ngushta me qeverinë turke.

Ndërhyrja e Ankarasë në rajon ka qënë shkak për alarm pasi marrëdhëniet e saj me Perëndimin janë përkeqësuar, për shkak të qeverisjes gjithnjë e më autoritare të Presidentit Erdogan dhe afrimit të diskutueshëm me Rusinë.

Afrimi mes Shqipërisë dhe Turqisë ka qenë shpeshherë edhe në fokusin e medias ndërkombëtare, duke kritikuar në jo pak raste edhe faktin se Tirana zyrtare duhet të vendosë për rrugën e saj. Në një analizë të “The Global List”, analisti Alon Ben-Meir shkruan se Shqipëria duhet që të zgjedhë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Në artikull theksohet se Turqisë dhe Erdogan i pëlqen të luajë një rol aktiv në Ballkan si një “Sulltan” i pushtetit iluzionar të dikurshëm osman në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi i Erdoganit është të sigurojë një dozë të vogël zhvillimi ekonomik në Shqipëri, derisa vendi më në fund i nënshtrohet ndikimit të tij. Megjithatë, nëse Shqipëria po synon të shkojë drejt Bashkimit Europian, siç thotë zyrtarisht, duhet të jetë e kujdesshme për atë që dëshiron. Nuk duhet të lejojë Erdogan që të dominojë vendin. BE nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri në Bashkimin Europian që është thellësisht i lidhur me Erdogan, veçanërisht tani që dëshira e tij e zhveshur për të dominuar në Ballkan është e qartë për të gjithë”, thuhet në analizën e The Global List.

Në rrjetin social gazetari analist shkruan gjithashtu se nuk ka parë ndonjë udhëheqës tjetër të shteteve perëndimore që të ketë qenë i ftuar në vilën private të


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë