Mendim

Turqia përçan NATO-n!

NATO po shënon shtatëdhjetë vjetorin e krijimit mes tensioneve, përplasjeve dhe debateve. Ndërkohë që liderët e vendeve anëtarë po mbajnë bisedime shumëpalëshe në Londër, ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri, ka përçarë aleatët, me një sërë vendesh europiane që po kundërshtojnë ashpër këtë operacion.

Bisedimet po zhvillohen në një hotel luksoz afër Watford dhe pasojnë ceremonitë e mbajtura të martën në Buckingham Palace dhe Downing Street.

Por deri më tani samiti dy-ditor për të shënuar 70 vjetorin e aleancës ushtarake është në hije nga përplasjet për shkak të Turqisë.
Të martën Presidentit Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron u përplasen ashpër për ndërhyrjen ushtarake në veri të Sirisë, por edhe për terrorizmin dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Boris Jonhson, Macron, presidenti Erdogan dhe Merkel. Gazeta Si, 2019

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen për një "fotografi familjare" dhe më pas do të zhvillojnë një takim zyrtar tre-orësh, për të diskutuar për çështje të tilla si sulmet kibernetike dhe sfidën strategjike që paraqet Kina.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili është edhe nikoqiri i këtij samiti, i kujtoi të martën udhëheqësve të NATO-s se angazhimi i tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast sulmesh është në zemër të aleancës dhe mbron "gati një miliardë njerëz" falë parimit "të gjithë për një dhe një për të gjithë".

Por që ditën e parë të samitit dolën në sipërfaqe përcarjet.

Të martën, Macron mori pjesë në një takim me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin Johnson, ku u përplas ashpër me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan

Para nisjes për në kryeqytetin britanik, Erdogan tha se do të kundërshtonte planin e NATO-s për mbrojtjen e vendeve balltike nëse aleanca nuk e mbështet Turqinë në luftën e saj kundër grupeve kurde në Siri që ajo i konsideron terroriste.

Erdogan po ashtu tha se strategjia e NATO-s duhet të rishikohet, duke iu dhënë përparësi kërcënimeve aktuale.

Presidenti Trump dhe Maacron. Gazeta Si, 2019



“Është e qartë që aleanca duhet të riparohet. Nuk mund ta krahasojmë këtë ditë me mendimin e viteve '50, '60, '90 e madje edhe 2000. NATO-ja duhet të jetë më vendimtare, më efektive dhe më aktive përballë kërcënimeve asimetrike, veçanërisht atyre që vijnë nga organizatat terroriste”, tha Erdogan.
Por udhëheqësit e tjerë, përfshirë Macron, e kanë bërë të qartë që kundërshtojnë çdo ndërhyrje kundër kurdëve në Siri, për shkak të luftës së ashpër të këtyre trupave kundër militantëve të ISIS-it.

"Shoh Turqinë që tani po lufton kundër atyre që luftuan kundër ISIS", tha presidenti francez të martën.

Ndërkohë, vendimi i Erdogan për të blerë një sistem rus të mbrojtjes së raketave ka përkeqësuar edhe më tej tensionet.

Të martën zoti Trump tha se ai po shqyrtonte vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për blerjen e sistemit S-400.
"Si është e mundur të jesh anëtar i aleancës dhe të blesh armatime nga Rusia?", pyeti Macron në një konferencë për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë