Treg

Turqia ndalon përdorimin e kriptomonedhave

Banka Qendrore e Turqisë ka ndaluar përdorimin e kriptomonedhave në vend, pasi “prodhuesit anonimë” mund të sjellin humbje të parikuperueshme.

U ndalua dhe mbajtja e depozitave apo transaksioneve me paranë digjitale në kompanitë që operonin në të.

“Mungesa e rregullatorëve, supervizorëve apo autoriteteve kombinohen me lëkundjet e vazhdueshme të monedhës dhe kështu krijohet hapësirë për veprimtari kriminale”,-thanë përfaqësuesit e Bankës turke.

Gjatë marsit, ministri turk i Thesarit dhe Financave u shpreh se tregu i kriptomonedhave është një shqetësim global dhe se qeveria po punonte në krijimin e një rregullatoreje bashkë me Bankën Qendrore të Turqisë.

Interesi i turqve u rrit me 8.616% gjatë shkurtit 2021, krahasuar me shkurtin 2020.

Më herët, kreu i Bankës Qendrore Europiane, Lagarde, u shpreh se kriptomonedhat munden të lehtësojnë aktivitetet kriminale. India propozoi një ligj ku do të gjobitet çdokush që e prodhon apo mban Bitcoin. Bitcoin është rritur me 111% gjatë një viti në vlerën e 60.000$ dhe Ethereum, kriptomonedha e dytë më e vlefshme u rrit me 225%.

Shumë investitorë turq u drejtuan tek monedhat digjitale, pas rënies drastike të Lirës turke, kur u hoq nga puna Guvernatori Naci Agbal.

Për vetëm 4 ditë, investitorët në turqi investua në Bitcoin mbi 2.8 trilionë dollarë.

Kryetari i opozitës në Turqi kritikoi qeverinë që morri vendimin e ndalimit të kriptomonedhave pa u konsultuar më parë me ato që e mbajnë atë dhe e përdorin. Shefi i BTCTurk, një platformë në Turqi për Bitcoin tha se duhet të ishin informuar më parë se të bëhej informacion publik.  

"Përdoruesit nuk do ta kenë të vështirë të bëjnë investime në monedha digjitale, biznesi do të shkojë si zakonisht," tha ai. "Kjo kryesisht synon të dëmtojë sistemet e pagesave elektronike.”

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë