Analize

Drejt diktaturës!

Rexhep Tajip Erdogan do të jetë tanimë president i Turqisë deri në vitin 2022 pa pasur nevojë të kandidojë në një raund të dytë presidencial. Shpërndarja e votuesve tregoi se presidenti kishte ruajtur bazat e tij të pushtetit, edhe pse Turqia vazhdon të jetë e përçarë midis mbështetësve të tij besnikë dhe kundërshtarëve të tij të betuar. Megjithatë, nëse nuk shfaqen zhvillime të jashtëzakonshme, si falsifikimet e shumta të votave, Turqia do të kthehet dalëngadalë në një shtet autokratik nën sundimin e një presidenti i cili nuk i njeh asnjë kufizim politik.

Sipas amendamenteve kushtetuese të miratuara në referendumin e vitin 2017, presidenca do të ketë fuqi dhe autoritet të jashtëzakonshëm. Ai mund të emërojë qeverinë, duke hequr funksionin e kryeministrit, ta shpërndajë parlamentin dhe për herë të parë presidenti mund të jetë edhe si anëtar, ashtu edhe kreu i partisë, një rol që i jep Erdogan fuqi të pakufizuara për të menaxhuar bllokun e tij parlamentar. Presisdenti do të fitojë tanimë imunitet të plotë nga ndjekja penale dhe sipas kushtetutës së ndryshuar do të jetë pothuajse e pamundur ta shkarkohet nga detyra.

Zgjedhjet u mbajtën nën gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar pak pas grushtit të shtetit, në vitin 2016, ku u vranë të paktën 240 persona. Vlera e lirës turke është ulur rreth 19% që nga janari dhe investitorët kanë frikë se Erdogan, një "armik i vetëdeklaruar i normave të interesit", mund të ushtrojë presion ndaj bankës qendrore për të shkurtuar kostot e huamarrjes, të nxitur kohët e fundit për të stimuluar rritjen ekonomike pavarësisht inflacionit të dyfishtë. Komisioni ekzekutiv i BE-së deklaroi pak pas publikimt të rezultateve zgjedhore se shpresonte që Erdogan "të mbetet një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian për çështjet madhore si emigracioni, siguria, stabiliteti rajonal dhe lufta kundër terrorizmit". Përpjekjet e Turqisë për pranimin në BE janë paralizuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Ankarasë, veçanërisht pas grushtit të shtetit.

Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së dhe shtëpia e një diasporë të madhe turke, tha se priste marrëdhënie konstruktive me Erdogam. Berlini bëri gjithashtu të ditur se katër gjermanë u arrestuan në Turqi gjatë zgjedhjeve të së dielës. Autoritet ndërkombëtare e akuzojnë presidentit turk për shkatërrimin e pavarësisë së gjykatave dhe lirive të medias. Pas grushtit të shtetit të shtetit, në Turqi u arrestuan 160,000 persona, duke përfshirë mësues, gazetarë dhe gjyqtarë. Por siç e treguan edhe rezultatet zgjedhore, Erdogan ka fituar zemrat e miliona turqve, sidomos myslimanëve të devotshëm, të cilët e shohin presidentin si udhëheqësin e ri të botës myslimane.

Shpresat e kundërshtarëve të tij se do të ishin në gjendje ta fiton epërsi në zgjedhjet parlamentare, u zbehën pas publikimit të rezultateve të votimit. Sipas këtyre shifrave, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim  kishte marrë rreth 44 për qind të votave parlamentare, duke i lejuar Erdoganit të zërë shumicën e vendeve parlamentare. Një rezultat i tillë do t’i ofronte presidentit të formonte një qeveri të re pa partnerë, edhe pse para zgjedhjeve ai formoi një aleancë me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste. Së bashku, të dyja partitë siguruan 56 përqind të votave.

Partia Republikane Popullore, partia më e madhe opozitare, duket se pësoi një goditje të madhe në këto zgjedhje, duke marrë 3 për qind më pak vota se në vitin 2015. Por arritja e saj e madhe ishte mbështetja për kandidatin e saj presidencial, Muharrem Inçe, i cili mori më shumë se 30 përqind të votave. Kjo ishte një fitore e rëndësishme personale, edhe pse nuk i jep atij mundësinë për të rikandiduar kundër Erdoganit në një raund të dytë presidencial. Mbështetja që ai mori për një periudhë relativisht të shkurtër, tregoi se publiku turk nuk është më i mendimit se Erdogan nuk ka asnjë konkurrent.

Erdogan kishte arsye të mira për të shuar sa më shpejt në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, për mos t’iu dhënë kohë rivalëve të tij të përgatiteshin. Presidenti besonte se kriza ekonomike do të mund të dëmtonte imazhin e tij nësë, nuk zgjidhej së shpejti dhe gjithashtu donte të përfitonte nga mbështetja publike për përfshirjen e Turqisë në Siri, pavarësisht kritikave të disa politikanëve. Supozimet e tij u vërtetuan.  Por një surprizë mjaft e e hidhur për Erdogan ishte fakti se partia pro-kurde e udhëhequr nga Selahattin Demirtas, i cili kandidoi nga burgu, fitoi më shumë se 10 për qind të votave. Në një vend ku presidenti ka arritur t’i shpallë kurdët si një popullsi terroriste dhe të përcaktojë cilindo që i mbështet ata si tradhtarë, fitorja e Demirtas ishte një lëvizje e guximshme.

Stambolli ka festuar për gjatë gjithë ditës së sotme. Fitorja e Erdogan ishte një lajm i shumëpritur nga mbështetësit e tij, por një ogur i zi për rivalët e tij politikë, të cilët po përgatiten për një epokë të re persekutimi dhe perndjekjeje. Erdogan, për të cilin toleranca dhe durimi nuk kanë qenë kurrë pika të forta, do të fillojë tanimë të ndërtojë republikën e re turke nën petkun e vizionit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë