Ne rrjet

Turqia blen raketat ruse, SHBA dhe NATO në alarm

Turqia ka marrë pjesët e para të një sistemi rus për mbrojtën nga raketat pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së, pasi dërgesa arriti në një bazë ajrore në kryeqytetin e Ankarasë të premten.

Ky veprim ka të ngjarë të shkaktojë një reagim të ashpër nga ana e Uashingtonit, i cili ka paralajmëruar se Turqia nuk mund të ketë njëkohësisht sistemin rus “S-400” dhe avionët luftarakë amerikane “ F-35”.

Edhe pse është anëtare e NATO-s, Turqia ka fuqizuar përgjatë muajve të fundit bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Një zyrtar i NATO-s i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se aleanca Veri-Atlantike ishte “tejet e shqetësuar për blerjen e sistemit raketor rus. Nga ana tjetër, Sekretari amerikan në detyrë i Mbrojtjes Mark Esper tha të premten se pozicioni i SHBA-së nuk kishte ndryshuar dhe se Shtëpia e Bardhë po konsideronte vendosjen e sanksioneve

Po ashtu edhe udhëheqësit republikanë dhe demokratë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan e quajtën blerjen e raketave ruse “një sinjal shqetësues për shtrirjen strategjike të Rusinë”.

Esper foli me homologun e tij turk për 30 minuta, por nuk bëri të ditur detajet e kësaj telefonate, ndërsa Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar këmbënguli se Ankaraja nuk do të tërhiqej nga ky vendim.

Turqia ka nënshkruar një kontratë për të blerë 100 avionë luftarakë amerikanë F-35, ndërkohë që kompanitë turke prodhojnë 937 pjesë të këtyre avionëve.

Por Turqia ka ndjekur gjithashtu një politikë gjithnjë e më të pavarur kur bie fjala tek mbrojtja ushtarake, duke rritur lidhjet me armiqtë tradicionale të SHBA-së. Ankaraka ka blerë sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S-400 për 2.5 miliardë dollarë dhe ka dërguar pjesëtarë të forcave të saj të armatosura në Rusi për t’u trajnuar.

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk donin që avionët “F-35” të ishin pranë sistemeve të S-400, sepse kishin frikë se teknikët rusë do të ishin në gjendje të detektonin dobësitë e avionëve amerikanë. Sipas Pentagonit, mos dërgimi i avionëve amerikanë në Ankara do të ndihmonte në mbrojtjen e sekreteve të SHBA-së nga rusët, por gjithashtu do të sinjalizonte se Turqisë nuk mund t’i besohet mbrojtja e pajisjeve ushtarake perëndimore për shkak të miqësisë së saj me Rusinë

Si do të reagojë Shtetet e Bashkuara ndaj marrëveshjes së Turqisë me Rusinë?

SHBA paralajmëroi se do të përjashtonte Turqinë nga programi F-35 nëse marrëveshja me Rusinë do të vazhdonte dhe tha se mund të vendoste sanksione ekonomike.

Turqia ka argumentuar se të dy sistemet do të vendoseshin në vende të ndara dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha pas një takimi me Presidentin Donald Trump se beson se SHBA nuk do të vendosë sanksione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë