Nga Gazeta ‘Si’- Një sulm i armatosur në Turqi ka lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe 8 të plagosur pranë qytetit të Mersinit.
Ngjarja ndodhi në zonën e Tarsusit, ku një 17-vjeçar i armatosur me pushkë gjahu hapi zjarr në disa vende të ndryshme, raportojnë mediat turke.
Sipas agjencive DHA dhe IHA, sulmi nisi në një restorant, ku u vranë pronari dhe një punonjës, ndërsa disa klientë mbetën të plagosur.
Më pas, autori dyshohet se qëlloi dhe vrau edhe dy persona të tjerë gjatë largimit nga vendngjarja.
Policia turke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e autorit, i cili ndodhet ende në arrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje