Politike

Turi i falenderimeve, Rama: Kur Pandit (Majkos) i thashë do shkosh në Kukës iu duk si internim

Në vijim të turit të falënderimeve, Kryeministri Edi Rama u ndal në Kukës. Përpos batutave me kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici, që mori një mandat të dytë, Rama kishte një falënderim për deputetin Pandeli Majko.

“Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë do shkosh në Kukës. Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje. Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi” tha Rama.

Kryeministri nuk e fshehu kënaqësinë që PS-ja kishte fituar edhe Tropojën kur tha se të gjithë rrugët tani të cojnë atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë