Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu raportoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat rreth projektbuxhetit të viti 2027.
Gjatë diskutimit, deputeti demokrat, Eno Bozdo e pyeti ministren nëse fondet e akorduara për vitin e ardhshëm mjaftojnë për të përballuar nevojat e Onkologjikut.
Ndërkohë ministrja Spahiu shprehu se asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që shëndetësia të mos ketë më kah politik.
“Ju më keni akuzuar në Parlament si njeri të korruptuar që ditën e parë të punës sime. Në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna. Kostoja e tyre është marramendëse. Kemi dy shishe uji. Njëra kushton 20 lekë, tjetra 50 lekë. Të dyja janë ujë, kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtin efikasitet. Cilën do të zgjidhnit? Po mes dy barnave, cilin do të mbështesnit, atë që mbulon 502 pacientë apo atë që mbulon 20?”, tha ministrja, duke shtuar se ka ardhur koha që shëndetësia të mos ketë më kah politik, të majtë apo të djathtë.
“Ju më pyesni nëse kemi buxhet të mjaftueshëm për Onkologjikun. Unë po ju pyes: me këto çmime kaq të shtrenjta, të mjekohen 20 dhe 30 të tjerë të vdesin? Këtë pyetje po ju bëj. Mos ia lini topin vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, me buxhetin që ka. Asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon, pa pasoja për pacientët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje