Ne rrjet

Tsipras dhe Erdogan të gatshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Vizita e kryeministri Alexis Tsipras në Ankara duket se solli në uljen e tensioneve mes dy vendeve, pasi si ai ashtu edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kërkuan mbajtjen e takimeve qeveritare për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre.

Ndër zhvillimet pozitive ishin vendimet për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit, vendimi për takimin e ministrave grek dhe turk të mbrojtjes si dhe krijimi i një forumi të përbashkët biznesi në Selanik.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Tsipras, Erdogan deklaroi se të gjitha çështjet me Greqinë mund të zgjidhen "në baza të barabarta dhe në mënyrë paqësore".


"Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore", tha kreu turk..

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Alexis Tsipras

Por ai këmbënguli për dorëzimin e tetë ushtarakëve që u arratisën me helikopter në Greqi gjatë grushtit të shtetit, duke deklaruar se: "Greqia duhet t'i trajtojë të arratisurit në mënyrë të përshtatshme. Ata janë përgjegjës për qindra vdekje, "tha ai, duke shtuar se Athina nuk duhet të kthehet në "një strehë e sigurt " për terroristët.

Udhëheqësi turk gjithashtu iu referua nevojës për "njohjen e një statusi të barabartë" të turqve qipriotë. Tsipras nga ana e tij, komentoi eksplorimin e gazit në Mesdheun Lindor, duke vënë në dukje rëndësinë e "respektit për të drejtën ndërkombëtare dhe nevojën për për të formuar një urë për bashkëpunim në rajon".

Ai po ashtu vuri në dukje se "komplotet e grushtit të shtetit nuk janë të mirëpritura në Greqi", por se qeveria e tij duhet të respektojë vendimet e gjyqësorit", i cili hodhi poshtë ekstradimin e burrave në Turqi dhe dhënien e azilit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Alexis Tsipras

Përveç çështjeve dypalëshe, bisedimet gjithashtu u përqendruan tek kriza e migracionit dhe zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi për të frenuar ardhjet e refugjatëve.

Erdoğan tha se BE nuk e ka zbatuar liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen dhe kërkoi nga unioni të ngelet besnik ndaj premtimeve të dhëna.

Marrëveshja e vitit 2016, e cila synonte të parandalonte migrimin e parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve dhe të përmirësonte kushtet e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë