Ne rrjet

Tsipras: BE të hapë negociatat me Shqipërinë!

Ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras është rreshtuar sot në krahut e Shqipërisë duke i kërkuar Bashkimit Europin të japë dritën jeshile për negociatat.

Kru i opozitës greke ka paralajmëruar BE-në se nëse nuk aprovohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Europa e Bashkuar kërcënohet nga forcat ekstremiste nacionaliste.

Në Forumin e Partive Socialiste Europiane,Tsipras rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e pakundërshtueshme për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

‘’Dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit’’, shprehet Tsipras para zyrtarëve të lartë të majtë të BE-së.

Ashti si pasardhësi i tij, edhe Tsipras i ka  kërkuar Shqipërisë  përgjatë muajve të kaluar respektimin e të drejtave dhe lirive të minoritarëve grekë. “Nëse Shqipëria i përmbush detyrimet e të drejtave të njeriut, Greqia dhe unë personalisht, do të mbështesim vendimin e duhur në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin procesin e anëtarësimit të tyre në BE së bashku”, shprehej Tsipras. “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë