Bota

Trupa të NATO-s në Ukrainë? Emanuel Makron merr një kor me ‘Jo’

Gazeta Si – Prania e mundshme e trupave të NATO-s në Ukrainë është hedhur poshtë nga shumë vende, që kanë dalë kështu kundër presidentit të Francës, Emanuel Makron.

Të hënën, në konferencën e Parisit, ai kishte folur për këtë mundësi, por së fundi ka marrë një ‘Jo’ të prerë nga shumë vende.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë, kanë bërë të ditur se nuk do të dërgojnë ushtarë në Ukrainë.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka dalë kundër dërgimti të trupave për të luftuar në Ukrainë. “Është një ide e Makron, por kur flitet për të dërguar trupa, duhet shumë kujdes, sepse nuk duhet të lëmë të kuptohet se jemi në luftë me Rusinë. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë, mbrojmë Ukrainën, por nuk jam pro dërgimit të trupave italiane për të luftuar aty”, - tha Tajani.

Britania e Madhe po ashtu është kundër dërgimit të trupave në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë