Bota

Kremlini: Konflikti i pashmangshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë. Stoltenberg: Asnjë plan

Gazeta Si - Zëdhënësi i presidentit rus, Putini Dmitri Peskov, tha se një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë do të ishte "i pashmangshëm" nëse ushtarë nga vendet perëndimore do të dërgoheshin në Ukrainë.

Sipas “Tass”, thuhet se “në këtë rast, ne duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë dhe kështu e vlerësojmë atë”, tha Peskov, sipas agjencisë zyrtare ruse të lajmeve, duke iu përgjigjur një pyetjeje se si Kremlini e vlerëson probabilitetin e një konflikti i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë në rast të dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.

Nga ana e saj, NATO ka theksuar se nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë. Kështu tha këtë të martë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”, tha Stoltenberg për Associated Press.

“Këtë e kemi bërë që nga viti 2014 dhe e kemi intensifikuar pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”.

Deklaratat e Kremlinit dhe reagimi zbutës i NATO-s, vjen pasi presidenti francez, Emanuel Macron nuk përjashtoi dërgimin e trupave në Ukrainë, teksa çështja u diskutua gjatë një mbledhje të liderëve europianë në Paris.

Kreu i Pallatit Elize, tha se do të bëjnë gjithçka të mundur që Rusia të mos e fitojë luftën, pas takimi të mbi 20 krerëve të shteteve europiane dhe zyrtarëve perëndimorë, mes te cilëve kancelari gjerman Olaf Sholz dhe sekretari për punët e jashtme ne Britani, David Cameron.

“Gjithçka u diskutua në mënyrë të lirë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk pati konsensus sot për te miratuar zyrtarisht dërgimin e trupave në terren, por diçka e tillë nuk mund të përjashtohet. Do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”.

Më herët presidenti francez u kërkoi liderëve europianë të garantojnë mbrojtje kolektive për kontinentin, duke i siguruar mbështetje të palëkundur Ukrainës përballë ashpërsimit të sulmeve në fushëbetejë gjatë muajve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë