Ne rrjet

Trump: Telefonat Huawei janë shumë të rrezikshëm!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se celularët Huawei janë "shumë të rrezikshëm” dhe se çështja e shumëpërfolur e kompanisë kineze mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Uashingtoni e ka vendosur kompaninë e telekomunikacioneve në listën e zezë tregtare, ndërkohë që lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuarjavët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënime për më shumë veprime në të ardhmen.

SHBA-ja thotë se Huawei përbën një rrezik pët sigurinë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA-në për sulm të organizuar ndaj kompanisë.

"Huawei është shumë e rrezikshëm", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se shefi ekzekutiv i Huawei po gënjen mbi lidhjet e kompanisë së tij me Qeverinë kineze dhe se më shumë kompani amerikane do të ndërprisnin lidhjet me gjigantin e teknologjisë.

“Disa politikanë amerikanë po bëjnë thashetheme, por jo duke dhënë dëshmi”, u përgjigj zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang.

Të hënën, kompania amerikane Google vendosi të ndalojë disa përditësime në sistemin Android për telefonat Huawei. Kjo masë është një goditje e madhe ndaj kompanisë kineze, pasi përdoruesit e celularëve Huawei nuk do të mund të përditësojnë aplikacionet nga sistemi operativ Android.

Huawei po përballet me kritika të ashpra nga vendet perëndimore, mbi rreziqet e mundshme që paraqiten duke përdorur produktet e saj në rrjetet e ardhshme mobile të 5G.

Disa vende kanë ngritur shqetësime se pajisjet Huawei mund të përdoren nga Kina për spiunazh, akuza që kompania i ka mohuar me forcë.

Huawei ka thënë se nuk paraqet ndonjë kërcënim dhe se është i pavarur nga Qeveria kineze.
"Përgjigja më e mirë ndaj SHBA-së është që firmat kinezet vazhdojnë të rriten më shumë", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë një konferencë në Pekin.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të egër rreth raporteve tregtare që nga ditët e para të presidencës së Trump.

Jo vetëm që SHBA-ja akuzon Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, por kërkon që Pekini të bëjë ndryshime në politikat e tij ekonomike, të cilat thotë se favorizojnë kompanitë vendase përmes subvencioneve.

Trump gjithashtu dëshiron të ulë deficitin tregtar të Amerikës me Kinën, për të cilën ai thotë se po dëmton prodhimin amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë