Gazeta Si – Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur një armëpushim 10-ditor në Liban. Kryeministri libanez thotë se e mbështet propozimin, por ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Izraeli.
Deklarata u publikua nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën Truth Social dhe është paraqitur si rezultat i përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) April 16, 2026
Sipas Trump, ky zhvillim vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Washington, D.C., ku për herë të parë pas 34 vitesh përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë ulur në të njëjtën tryezë negociatash.
Ai tha se këto takime kanë qenë intensive dhe të drejtuara nga zyrtarë të lartë amerikanë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të krijuar një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë mes palëve.
Në procesin e ndërmjetësimit, sipas tij, janë përfshirë edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe struktura të tjera të administratës amerikane që kanë bashkërenduar kontaktet diplomatike dhe të sigurisë.
Trump theksoi se qëllimi i këtyre përpjekjeve është jo vetëm ndalimi i përkohshëm i konfliktit, por edhe hapja e rrugës për një marrëveshje më të gjerë paqeje.
Ai shtoi se armëpushimi 10-ditor duhet të shërbejë si një periudhë testimi për vullnetin e palëve për të ulur armiqësitë dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak. Sipas tij, gjatë kësaj kohe do të vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje më të qëndrueshme dhe afatgjatë, që mund të garantojë stabilitet në rajon.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po mbajnë kontakte për të rifilluar negociatat, me përfshirjen e Pakistanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje