Ne rrjet

Trump presidenti i parë që shkel në Korenë e Veriut

Donald Trump është bërë tanimë presidenti i pare amerikan që ka shkelur në Korëenë e Veriut, ku edhe mbajti një bisedë prapa dyerve të mbyllura me Kim Jong-un.

Takimi i papritur ndodhi në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë dhe erdhi pasi Kim e ftoi Trumpin të kalojë vijën e demarkacionit dhe të hynte në territorin e vendit të tij.

Trump ishte në rajon për samitin e G20-ës në Osaka dhe udhëtoi drejt kufirit mes dy Koreve me udhëheqësin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

Ata priteshin të kishin një takim trepalësh, por Trump dhe Kim u paraqitën në një konferencë shtypi pa presidentin Moon, duke ngritur pyetje nëse lideri i Koresë së Jugut ishte përfshirë në diskutim.

Trump tha se takimi ishte "shumë historik" dhe deklaroi se tanimë ishte i gatshëm të ftonte Kim në Shtëpinë e Bardhë

.

https://twitter.com/martyn_williams/status/1145236554970886144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1145236554970886144&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fus-news%2Flive%2F2019%2Fjun%2F30%2Ftrump-arrives-at-demilitarised-zone-to-meet-north-korean-leader-kim-jong-un-live

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë