Ne rrjet

Trump pi ilaç kundër malaries për t’u mbrojtur nga Covid-19

Donald Trump ka njoftuar sot gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se prej dy javësh po pinte një ilaç kundër malaries si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht paralajmërimeve nga administrata e tij se është e rrezikshme.

Trump tha se ai po trajtohej me hidroksiklorinë, një ilaç i përdorur kundër malarias, lupusit dhe artritit reumatoid. Por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka paralajmëruar që nga prilli që ilaçi nuk duhet të përdoret kundër Covid-19 sepse mund të shkaktojë rrahje të parregullta të zemrës dhe trauma të tjera kardiake.

Ilaçi nuk është aprovuar si një trajtim për Covid-19 dhe Trump nuk është diagnostikuar me sëmundje. Deklarata e Trump vjen pasi një ekspert tha se administrata Trump kishte bërë presion të brendshëm për të miratuar ilaçin si një trajtim efektiv të koronavirusit. Zyrtari në fjalë është Rick Bright, ishte ish-drejtori i një agjencie federale përgjegjëse për vaksinat. Të hënën, Trump e quajti Bright “hipokrit”.

"Ju do të befasoheni se sa njerëz po trajtohen me hidroksiklorinë... sidomos punonjës në vijën e  përparme të betejës," tha Trump.

"Më ndodhur ta konsumoj. Unë jam duke e pirë hidroksilklorinën. Fillova ta pi nja dy javë më parë  nga një pilulë në ditë. Mendoj se është mirë, kam dëgjuar eksperienca shumë të mira”, tha Trump.

Sean P Conley, mjeku i Trump, tha në një deklaratë se pas "diskutimeve të shumta" me presidentin "pro dhe kundër përdorimit të hidroksilklorinës, ne menduam se do ishte më mirë që presidenti ta konsumonte.".

Një varg studimesh në të gjithë botën kanë sugjeruar që hidroksilklorina ose klorokina mund të bëjnë pak për të parandaluar ose trajtuar Covid-19, dhe FDA ka paralajmëruar kundër përdorimit të ndonjë ilaçi për Covid-19 jashtë ambientit spitalor "për shkak të rrezikut të rritjeve të ritmit të zemrës ”.

“Ilaçet mund të shkaktojnë ritme anormale të zemrës siç janë zgjatja e intervalit QT dhe një rrahje e shpejtë e rrezikshme e zemrës që quhet takikardi ventrikulare", tha FDA.

Dr Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk ka prova përfundimtare për të mbështetur përdorimin e këtij medikamenti.

Shtetet e Bashkuara u përballën me një bilanc të rëndë për shkak të koronavirusit të hënën, duke tejkaluar 1.5 milion raste të konfirmuara dhe 90,000 vdekje.

Trump e mbrojti hidroksiklorinën si një trajtim i mundshëm kundër koronavirusit në mars, por në prill dolën raporte alarmante në lidhje me rreziqet shëndetësore të lidhura me ilaçin e malarias.

Bright i tha Kongresit javën e kaluar se ai ishte larguar nga posti i tij pasi i rezistoi presionit nga administrata Trump për të miratuar përdorimin e hidroksiklorinës.  Një studim paraprak zbuloi se pacientët me Covid-19 që trajtoheshin me hidroksiklorinë kishin një rrezik më të lartë vdekjeje sesa ata që po trajtoheshin me antibiotikë.

Por Trump deklaroi sot se shkencëtarët që qëndrojnë pas hulumtimit "nuk janë fansa të mëdhenj të administratës së tij". “Hulumtimi ishte një një raport shumë joshkencor", tha Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë