Ne rrjet

Trump kërcënon Turqinë me shkatërrim ekonomik

Me anë të një postimi të pashembullt, presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi Turqinë, një anëtare të NATO-s me shkatërrim ekonomik, nëse sulmonte kurdët në Siri.

Milicia kurde, e cila ka qenë aleatja më e madhe e SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik, konsiderohet se organizatë terroriste nga Turqia, e cila la këcënuar me shtypjen e tyre pas largimit të ushtrisë amerikane.

Trump nuk dha asnjë mënyrë specifikë sesi SHBA-ja mund të dëmtonte ekonominë e Turqisë, por deklarata e tij duket se i kapi këshilltarët e tij në befasi.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili aktualisht është duke vizituar Lindjen e Mesme, iu përgjigj pyetjeve rreth kërcënimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë duke thënë se: "Duhet të pyesni presidentin … Ne kemi zbatuar sanksione ekonomike në shumë vende, supozoj se ai po flet për këto lloj masash. "

Presidenti Trump dhe presidenti Erdogan

Përplasja e fundit midis Uashingtonit dhe Ankarasë vjen pas vendimit të befasishëm të Trump për të tërhequr 2,000 trupat amerikane nga Siria, duke lënë kështu hapësirë për përplaje mes kurdëve dhe Turqisë.

Tërheqja u konsiderua gjerësisht si tradhti ndaj kurdëve, por u mirëprit nga Ankaraja zyrtare. Megjithatë, pak pas paralajmërimit të fundit të presidentit Trump, Turqia ka hedhur poshtë kërcënimet duke thënë se ai po bënte lojëra fjalësh për t’u “mbyllur gojën” kritikëve të të brendshëm.

Nuk do të shkoni askund duke e kërcënuar ekonomikisht Turqinë," tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu. "Aleancat strategjike nuk duhet të diskutohen në Twitter apo në rrjetet sociale", shtoi ai duke thënë se Turqia nuk i trembej kërcënimeve të SHBA-së

Megjithatë, sanksionet e SHBA-së kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë e Turqisë. Në gusht, Administrata Trump imponoi sanksione dhe tarifa tregtare duke shkaktuar rënie të shpejtë të lirës turke. Të hënën, pas kërcënimit të Trump lira turke humbi sërish vlerën përballë dollarit amerikan.

Ushtria amerikane në kufirin siriano-turk

Përafërsisht 30% e Sirisë kontrollohet nga aleanca forcat kurde, të mbështetura nga SHBA-ja. Erdogan ka dënuar vazhdimisht mbështetjen amerikane ndaj milicinë kurde dhe u zotua t’i shtypte.

Në listën e gjatë të çështjeve që kanë ndarë Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë, problemi më i madh ka qenë marrëdhënia ushtarake amerikane me YPG-në. Për ushtarët amerikanë, YPG është forca më e besueshme kundër Shtetit Islamik. Megjithatë, turqit shohin gjërat ndryshe, duke argumentuar se YPG është në fakt Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me një emër tjetër. PKK, i cilësuar si një grup terrorist nga Uashingtoni dhe Ankaraja, po zhvillon një fushatë të dhunshme kundër Turqisë që nga vitet 1980. Ankaraja kishte frikë se Shtetet e Bashkuara mund të hynin mes tyre dhe kurdëve. Kjo është edhe arsyeja pse Trump do të vizitojë Turqinë.
Për Erdoganin, tërheqja e SHBA-së nga Siria heq edhe pengesën kryesore për shkatërrimin e YPG-ve. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se turqit do ta kthejnë vëmendjen e tyre ndaj Shtetit Islamik, kur ata janë përqendruar tek kërcënimi kurd. Ndoshta pasi të luftojnë YPG-në, ushtria turke do ta kthejë vëmendjen tek Shteti Islamik. Por ndërkohë që turqit dhe kurdët luftojnë njëri-tjetrin, ISIS-i mund të fuqizohet sërish.

Paaftësia e administratës Trump për të menaxhuar tensionet midis Turqisë dhe kurdëve siriane mund t’i japë Shtetit Islamik kohë dhe hapësirë për t’u rigrupuar dhe paraqitur një kërcënim edhe më të madh për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.
Ofensiva e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ka qenë deri tani efektive, pasi Amerika ka pasur partnerë të aftë në terren. Kurdët sirianë kanë qenë deri tani partnerët më të dobishëm të SHBA-së.

Ata kanë pësuar vdekje dhe lëndime të tmerrshme pasi kanë larguar forcat e Shtetit Islamik nga qytete të tilla si Raqqa, ku grupi terrorist kishte dikur një strehë të sigurt për të komplotuar sulme terroriste në rajon dhe më gjerë, por edhe për të planifikuar sulme globale, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara në qytete të tilla si Nju York dhe Orlando, Florida.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë