Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet amerikane që përpiqen të rihapin Ngushticën e Hormuzit.
Paralajmërimi vjen në kohën kur SHBA-ja po zhvillon një operacion detar, për të shoqëruar dhe nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona anijet e bllokuara.
Më shumë se 800 anije dhe rreth 20.000 anëtarë ekuipazhi mbeten të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike për furnizimin global me naftë.
Duke folur për Fox News më 4 maj, Trump e përshkroi përpjekjen e marinës amerikane si “një nga manovrat më të mëdha ushtarake të bëra ndonjëherë”.
Ai, gjithashtu, tha se Irani është bërë “shumë më fleksibël” në negociatat për paqe, duke shtuar se SHBA-ja ka kapacitete ushtarake më të mëdha se Republika Islamike.
Sipas Uashingtonit, dhjetëra anije tregtare janë ridrejtuar, për shkak të situatës së tensionuar që vazhdon.
Irani, në anën tjetër, paralajmëroi se do t’i sulmojë anijet amerikane që i afrohen ngushticës dhe mohoi pretendimet e SHBA-së se ka shkatërruar gjashtë anije të vogla iraniane dhe ka kapur raketa e dronë iranianë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje