Ne rrjet

Trump i përvishet Macronit: Franca po shkëputet nga NATO!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas akuzave të presidentit francez Emmanuel Macron se NATO-s i kishte "i vdekur truri". Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në Londër per 70 vjetorin e aleancës ushtarake veri-atlantike. Trump tha që NATO i shërbente një qëllimi të jashtëzakonshëm dhe fjalët e Macron kishin qenë "shumë fyese". Ai gjithashtu tha se po e shihte Francën duke u "shkëputur" nga NATO, por nuk se mundej ta shpjegonte përse.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për të luftuar kërcënimin e zgjerimit Sovjetik, me të gjitha shtetet anëtare që u zotuan ti vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rast sulmi.

Por duke folur muajin e kaluar, Macron deklaroi se anëtarët e NATO-s nuk po bashkëpunonin më për çështjet kryesore.

Ai tha se aleancës i "kishte vdekur truri", duke deklaruar se shihte një angazhim gjithnjë e më të zbehtë nga garantuesi i saj më i madh, SHBA-ja. Samiti, pritet të fillojë të martën pasdite, për shkak të përplasjeve të ashpra midis Francës dhe Turqisë dhe një debat i vazhdueshëm mbi rritjen e shpenzimeve.

I ulur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi, Presidenti Trump tha kreu francez ishte treguar "shumë mosrespektues" ndaj anëtarëve të tjerë të aleancës.

"Një deklaratë shumë e rëndë. Unë mendoj se Franca kanë një shkallë të lartë papunësie. Franca nuk po shkon mirë ekonomikisht", tha ai. “Ishte një deklaratë shumë e vështirë që bëhet kur ju keni një vështirësi të tillë në Francë. Ata kanë pasur një vit shumë të ashpër. Ju thjesht nuk mund të bëni të tilla deklarata për NATO-n”, tha ai.

"Askush nuk ka nevojë për NATO më shumë sesa Franca … SHBA përfiton më pak. Është një deklaratë shumë e rrezikshme për ta”, deklaroi Trump.

As Presidenti Rexhep Erdogan nuk i kurseu kritikat, duke thënë se Macronit i kishte "i vdekur truri".

Trump përsëriti gjithashtu ankesën e tij se shumë vende të tjera të NATO-s nuk i kishin kontribuar ende mjaftueshëm financiarisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë