Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se ai nuk ka alternativë tjetër veçse të pranojë marrëveshjen që po negociohet me Iranin.
Në një intervistë për gazetën britanike Financial Times, Trump u shpreh se vendimmarrja për çështjen i takon Uashingtonit dhe jo Tel Avivit.
“Netanyahu nuk do të ketë asnjë zgjedhje tjetër. Vendimet i marr unë. Unë marr të gjitha vendimet. Ai nuk i merr vendimet”, deklaroi Trump gjatë një bisede telefonike me gazetën.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se sulmet e fundit në rajon nuk kanë ndikuar në procesin e arritjes së marrëveshjes me Teheranin.
“Sulmet e fundit nuk kanë pasur asnjë ndikim mbi marrëveshjen”, tha ai.
Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, mes përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Iranit.
Më herët, Trump kishte deklaruar për median amerikane Axios se do t’i kërkonte Netanyahut të mos ndërmerrte sulme hakmarrëse ndaj Iranit, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
Qëndrimi i presidentit amerikan shihet si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të ruajtur rrugën diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit, pavarësisht zhvillimeve të fundit ushtarake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje