Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për përfundimin e konfliktit.
Duke folur për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, gjatë kthimit në Uashington nga Phoenix, Trump theksoi se vendimi për zgjatjen e armëpushimit mbetet i pasigurt.
“Mund të mos e zgjas, por bllokada (mbi portet iraniane) do të mbetet”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se presioni ekonomik ndaj Iranit do të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve diplomatike.
Ai shtoi se në mungesë të një marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë operacionet ushtarake.
“Pra, ka një bllokadë dhe për fat të keq na duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri,” u shpreh Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje