Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ka diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin të zhvilluar pak orë më parë, e cila thuhet se ka zgjatur mbi një orë.
“Patëm një bisedë të mirë, e njoh prej kohësh”, tha Trump.
Duke folur për gazetarët ndërsa priti astronautët e misionit Artemis II mission në Zyrën Ovale, Trump deklaroi se i kishte sugjeruar Putinit “një armëpushim të vogël” në luftën në Ukrainë.
Ndërkohë Kremlino ka raportuar se Putin ka thënë se ishte gati të shpallte një armëpushim rreth Ditës së Fitores, më 9 maj.
“Dhe mendoj se ai mund ta bëjë këtë”, shtoi Trump, duke iu referuar mundësisë së një ndalimi të përkohshëm të luftimeve me Ukrainën.
Ai tha gjithashtu se Putin kishte ofruar ndihmë lidhur me çështjen e uraniumit të pasuruar të Iranit, një nga pengesat kryesore në negociatat ndërkombëtare. Megjithatë, Trump u shpreh se do të preferonte që fokusi të ishte te përfundimi i luftës në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Very informative and easy to understand.