Ne rrjet

Fiton Haradinaj. Thaçi, zhgënjim nga BE, ndryshon mendim për taksën

Edhe pse ka qenë kritiku më i madh i i taksës së vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, samiti i Berlinit ka bërë që Presidenti Hashim Thaçi ta konsiderojë si një vendim të drejtë. Në një konferencë për shtyp, presidenti deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse ky proces do të jetë i pakushtëzuar.

I zhgënjyer nga BE-ja, ai tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksës prej 100 për qind ndaj importeve serbe ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi. Taksa është cilësuar vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç si arsyeja për bllokimin e procesit të dialogut.

“Kancelarja gjermane, Angela Merkel, por edhe presidenti Macron ishin shumë të qartë për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë dhe të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim e marrëdhënieve. Pozicioni i Kosovës është i qartë: Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por në këtë proces na duhet një përgjegjësi më e madhe edhe e Bashkimit Europian, gjithmonë duke vlerësuar rolin aktiv dhe përcaktues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Duke folur përpara gazetarëve, presidenti i Kosovës ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se pamundësia e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian është masë ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj Kosovës. Sipas Thaçit, e drejta për të lëvizur lirshëm, është e drejtë humane. “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen”, tha ai.

Presidenti Hashim Thaçi

Një ditë pas kthimit nga Berlini ai ka mbajtur një tjetër konferencë për media, duke deklaruar se Bashkimi Europian ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit Me Malin e zi si kusht të fundit për liberalizmin e vizave. Ai e bërë të qartë se BE-ja nuk ka marrë asnjë hap konkret drejt Kosovës.

“E kam theksuar vazhdimisht se perspektiva europiane ende mbetet teori dhe nuk merret asnjë hap konkret nga Bashkimi Europian. Kjo nuk përputhet aspak me pritshmëritë tona përkundër faktit që shpallja e pavarësisë, paqja në rajonin tonë ende mbetet e brishtë”, shtoi Thaci. “Serbia vazhdon të mos njohë Kosovën, vazhdon të sillet në mënyrë jo europiane, ndërkohë që BE është e heshtur. Dialogu i filluar në vitin 2011 ka mbetur i bllokuar për shkak të Serbisë, e cila ka kushtëzuar vazhdimin e tij me lloj lloj pengesash”, thekson presidenti.

Po ashtu, në një intervistë për prestigjiozen “Financial Times”, Thaçi ka kërkuar që SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç bashkëpunuan për marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Sipas presidentit, një bashkëpunim mungon në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA-së, unë jam skeptik që dikush nga BE-ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA-së është vendimtar për një zgjidhje.”, thotë ai.

“Ajo çka ne po synojmë është njohja e Kosovës nga Serbia dhe kështu rruga për anëtarësim në BE do të jetë e hapur për të dy shtetet. Por nuk do ketë kompromis për pavarësinë e Kosovës, përndryshe do të mbesim në një konflikt të ngrirë që do kishte pasoja për të ardhmen dhe do kishte mundësi për konflikt të ri.”, theksoi presidenti i Kosovës.

Edhe pse sëbashkë me Federika Mohgerinin i ka bërë vazhdimisht thirrje Haradinajt të heqë taksën, Thaci duket të ketë mbetur shumë i zhgënjyer nga qëndrimi i BE-së.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj

“Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe tha ai. “BE-ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar. Ata janë të okupuar me zgjedhjet në parlamentin e tyre dhe të frikësuar për rezultatin eventual. Andaj të gjithë po veprojnë në një mënyrë taktike dhe politike dhe nuk po mendojnë strategjikisht.”, shtoi presidenti.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Edi Rama se gjatë i kanë bërë më shumë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë, sesa që i ka bërë presion presidenti serb. Por pas kthimit në Prishtinë, kryeministri theksoi se ai dhe Thaci janë më të unifikuar se kurrë për mbajtën në fuqi të vendimit për taksën.

Kryeministri ka thënë po ashtu e në Samitin e Berlinit është shënuar një kthesë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij do të kalojë me një format të ri.

“Kancelarja Merkel, ekipi i saj dhe presidenti Macron dje kanë dëshmuar se e kanë marrë seriozisht çështjen e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor e sidomos dialogun Kosovë – Serbi”, ka Haradinaj. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është udhëhequr nga Federica Mogherini, ka kaluar në format të ri, pjesë e të cilit janë dyshja Berlin-Paris.
Haradinaj, gjithashtu, tha se nga kancelarja Merkel në Samitin e Berlinit u bë i qartë qëndrimi që të mos lejohet që procesi i dialogut të kthehet në proces të pazareve me kufij.

Samitit n Berlin i ka kushtuar nj vemedje t madhe edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri. Sipas saj, Merkel dhe Macron ia doln t varrosnin njher e prgjithmon iden e shkmbimit t territoreve.

 “Samiti i Berlinit i dha fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh, të cilat sjellin luftëra në Ballkan. Përshpejtimi i integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën dhe shtetet tjera, është rruga e vetme drejt paqes se qëndrueshme”,  shkruan zonja Tahiri n nj postim n rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë