Mendim

Tritan Kalo: Na ndihmoni, ne do ta fitojmë luftën

Nga Tritan Kalo- NUK është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore….QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19…..VETNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje…..NUKU është aspak vetflijim për ju, por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermierët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja.

NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brenda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjienës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit, ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues.

Tirana sot, Gazeta Si, 13 mars 2020

KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe te Autoriteteve Ligj zbatuese….MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojshme për kapacitet e Shërbimeve Mjekësore Publike….JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës…..Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptojmë, POR edhe ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato ç’a Ju këshillojmë….We will win that war!!!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë