Treg

Tri kriptomonedhat që priten të kenë rritjet më të mëdha në muajt dhe vitet e ardhshme

#1 Solana

Solana është një cryptocurrency e bazuar mbi POS( proof of stake) në të cilën çdo njeri i cili bën stake paratë e tij dhe aty merr një përqindje interesi çdo orë, që mund të shkojë deri në 10% në vit. Solana edhe pse nuk është akoma në fazën përfundimtare  të ndërtimit ka shpejtësi dhe kosto më të lirë se konkurrenti më i madh Ethereum.

Solana në bull marketin tjetër do ketë  performancë të mirë pasi ka mbështetje financiare nga Exchange i tretë më i madh në botë i kriptomonedhave FTX si dhe nga Ceo i saj Sam Bankman-Fried i cili në një intervistë ka thënë që është crypto-ja me vlerën më të ulët të pamerituar.

#2 Decentraland

Decentraland është një nga projektet pionere të metaverse. E nisur në 2018 ka arritur një numër të lartë lojtarësh aktiv dhe një ekonomi në rritje. Lojtarët mund të shkëmbejnë, blejnë ose shesin toka, ndërtesa dhe kozmetika virtuale në shkëmbim të kriptomonedhës së Decentraland e quajtur Mana.

Mana ka një vlerë 1.9 miliard usd dhe ka një cmim 1 usd për copë. Me zhvillimin e metaverse kjo kriptomonedhe pritet të rritet.

#3 Atom

Atom ka një vlerë prej 3.4 miliard usd dhe çmimin e ka 11.8 usd. Atom do të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen e blockchaineve me njëri-tjetrin. Atom mund të bëhet stake për një interes vjetorë. Ka kosto transaksioni të vogël dhe është i vetmi blockchain i cili do të ketë një exchange të decentralizuar midis shumë blockchaineve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë