Treg

Tregtimi i mallrave u rrit gjatë 2020, por u ul në dhjetor

Përgjatë gjithë vitit eksportet arritën vlerën e 272 miliardë lekë me rënie prej 9.0% në krahasim me 2019 dhe importet arritën vlerën e 605 miliardë lekë me rënie prej 6.8% në krahasim me 2019. Deficiti tregtar i vitit që lamë pas shkoi në 333 miliardë lekë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, dhjetori i 2020-s ka shkaktuar rritje të eksportit me 5.4% në krahasim me dhjetorin e vitit 2019 dhe rritje të importeve prej 10,5 % .

Grupet e mallrave që ndikuan në rritjen e eksporteve dhe importeve gjatë fundvitit të 2020-s janë: Ushqime, pije, duhan,minerale, lëndë djegëse, produkte kimike dhe plastike, lëkurë dhe artikujt prej tyre, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Vendet me të cilat Shqipëria kreu eksportet gjatë dhjetorit 2020 dhe patën rritje janë: Italia (4,8 %), Kosova (21,1 %) dhe Greqia (6,8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja (61,4 %), Gjermania (10,2 %) dhe Mali i Zi (15,1 %), krahasuar me 2019.

Në muajin dhjetor 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me dhjetor 2019 janë: Italia (19,1 %), Greqia (42,1 %) dhe Kina (1,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (9,4 %), Gjermania (0,4 %) dhe SHBA (7,1 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,3 %, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Turqia (8,2 %), Greqia (7,9 %) dhe Kina (7,0 %).

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2020, me vendet e BE-së zënë 63,1 % të gjithë tregtisë. Në periudhën janar-dhjetor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet eBE-së zënë 58,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,4 %), Greqia (7,7 %),Gjermania (7,1 %) dhe Turqia (7,0 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë