Rend dhe Ligj

Tre të dënuar nga Vlora duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar tre të dënuarve nga Vlora, duke iu kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë brenda 48 orëve.

OFL iu ka dërguar formularë këtyre të dënuarve:

Saimir Rrapaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Fotaq Zahari, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”;

Bexhet Alliaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë