Keshilla

Tre strategji kyçe për të udhëhequr ekipin në mënyrën e duhur

Nga Gazeta 'Si' - Kur flitet për ekzekutimin e një strategjie, udhëheqësit bëjnë zakonisht dy gabime. Ata janë ose të nivelit shumë të lartë, ose kanë ngecur te “barërat e këqija”. Por rezultati është i njëjti: pamundësia për të drejtuar siç duhet ekipin dhe individët që janë përgjegjës për zbatimin.

Sipas disa studimeve të marra në konsideratë, 67 – 90% e strategjive dështon për shkak të ekzekutimit. Edhe pse strategjia dhe ekzekutimi janë ngushtësisht të lidhura, janë thelbësisht të ndryshme në mënyrën se si manifestohen në organizata. Është e lehtë të biesh në grackën e besimit që, nëse strategjia është e qartë, njerëzit do të dinë se çfarë do të bëjnë

Nëse udhëheqësit duan të drejtojnë me sukses ekzekutimin e strategjisë së kompanisë, ata duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur midis përcaktimit të punës që duhet bërë dhe përcaktimit të kufijve për mënyrën se si do të bëhet.

Nëse bëhet mirë, kjo i lejon drejtuesit të mbeten të përfshirë në mënyrë strategjike dhe të krijojnë pritshmëri të qarta të performancës, duke mos mikromenaxhuar ose duke mos humbur në detaje.

Në “The Growth Leader”, autori më i shitur i “Wall Street Journal”, Scott K. Edinger, ndan disa këshilla kyçe për të udhëhequr ekipin tuaj në ekzekutimin e strategjisë në mënyrën e duhur.

1.Mos bini pre e përsosmërisë

Kur punohet për të përmirësuar ecurinë, apo për të ndërtuar aftësi, emri i lojës është persëritja.

Pavarësisht standardeve të ulëta, drejtuesit nuk mund ta arrijnë përsosmërinë ose, ta lejojnë atë të manifestohet në ekipet e tyre.

Shumë projekte vonohen, ose ka më shumë të ngjarë, të mos përfundojnë kurrë, për shkak të kërkimit të përsosmërisë.

Përcaktimi i nivelit të pranueshëm të përmirësimit i lejon udhëheqësit të çojnë përpara përfundimin e projekteve të rëndësishme.

Më pas, ata mund të mendojnë për projektin e ardhshëm dhe burimet e nevojshme, në vend që të ngecen në një cikël projektesh që nuk e kalojnë kurrë vijën e finishit.

2. Mos lejoni që çështjet operacionale t’ju marrin të gjithë kohën

Mund të jetë rraskapitëse të merreni me detyra të përditshme që sjell menaxhimi i një kompanie. Për disa drejtues bëhet aq sfilitëse sa e kanë të vështirë të përmirësojnë dhe të pajisjen me atë që u nevojitet për t’u rritur.

Edinger ka një këshillë për t’u dhënë drejtuesve që konsumohen nga çështjet e vogla operacionale.

Si fillim, caktoni kohë çdo ditë, edhe nëse bëhet fjale për 60-90 minuta, për të punuar në çështjet e ekzekutimit të strategjisë. Kjo mund të përfshijë qartësimin e objektivave të një projekti ose vendosjen e një përkufizimi të përbashkët të suksesit.

Por nuk është e thënë që t’ia dalin t’i zgjidhin gjithë këto probleme me email-e apo nga një takim në tjetrin. Është po aq e rëndësishme të gjeni kohë për të bërë një pauzë para se të ndryshoni marsh.

“Është e vështirë të jeni inovativë kur mendja është ende e përqendruar te praktika” – thotë Edinger.

3.Besojini ekipit punën për të cilën është punësuar

Sipas Edinger, thelbi i mikromenaxhimit është të mendoni se jeni i vetmi person në gjendje të kryejë një detyrë.

Shpesh, ky qëndrim vjen nga fakti se drejtuesit nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga përfshirja e tyre në diçka të rëndësishme për ta, ose nuk duan të heqin dorë nga shpërblimi ose merita që marrin për atë përfshirje.

Udhëheqësit nuk do t’i lënë kurrë bashkëpunëtorët të ngrihen në detyrë nëse bëjnë punën në vend të tyre. Është e rëndësishme që drejtuesit të ndryshojnë mendësinë nga menaxhimi i detyrave te kërkimi i rezultateve.

Në këtë mënyrë mund t’u kushtojnë më shumë kohë punës strategjike që vetëm ata dinë ta bëjnë dhe të tregojnë se kanë besim tek ekipi i tyre.

Besimi ushqen më tej besimi, i cili çon në veprime më produktive.

“Sigurohuni që të rekrutoni llojin e talentit që është i dobishëm për ekipin dhe mos kini frikë të zhvendosni personelin në rolet në të cilat ata mund të përshtaten më mirë”, – thotë Edinger.

Pavarësisht prirjes së fortë për ta bërë, drejtuesit nuk mund të jenë kudo dhe nuk kanë as aftësinë për të bërë gjithçka, ndaj është e rëndësishme të punësoni njerëzit që mund ta bëjnë, për të arritur rezultatin më të mirë.

Rrallë ka vetëm një fajtor kur flitet për pengesa me të cilat liderët përballen në ekzekutimin e strategjisë. Më shpesh, disa prej këtyre faktorëve ndërthuren për të penguar ose të paktën ngadalësuar përpjekjet tuaja.

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë në krijimin e një qasjeje për fokusimin dhe drejtimin e përpjekjeve tuaja për ekzekutimin e strategjisë.

Burimi: INC/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë