Politike

Tre inceneratorët/ Rama: Pastruam Shqipërinë, SPAK t’i nxjerrë ujin e zi atyre që abuzuan

Projektet e tre inceneratorëve për kryeministrin Edi Rama kanë ndihmuar që Shqipëria të jetë më e pastër sa i përket pastrimit të mbetjeve. Ai theksoi se impianti i Elbasanit është në funksion. Rama ka theksuar se është e papranueshme të mendosh se pastrimi i mbetjeve bëhet pa lekë, pasi pastrimi kushton ndaj kjo punë do të vijojë.

“Impianti i Elbasanit është funksional, por alternative nuk është që ti hedhim plehrat në lumë që është pa lekë ajo kushton pak, siç është bërë ndër vite, por alternative është ajo që bën bota e qytetëruar përpunimi i mbetjeve kushton shumë para kur unë kam qenë kryetar bashkie kam dashur që ta bëj një impiant të tillë por kosto ishte shumë e lartë, ndaj nuk kisha fonde për ta bërë këtë dhe qytetarëve nuk mund tu kërkoja të bënin një pagesë të tillë. Fieri ka edhe një pjesë të fundit dhe pritet që të merret në administrim nga bashkia të bëjë edhe pjesën e fundit dhe të vihet në funksion. Shqipëria ka qenë e mbytur nga mbetjet para se ne të ndërmerrnim këtë politikë dhe ato që kanë abuzuar në këtë proces nuk e errësojnë qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fyt, dhe as rezultatet e kësaj pune që janë evidente", theksoi Rama.

Sa i përket Tiranës, inceneratori u vë në administrim jo se nuk funksiononte pa lekë. "U vu Tirana në administrim nga shteti, si mendoni ju se ajo punë bëhet pa lekë, jo se nuk funksionon pa para. Prandaj kjo punë do të vazhdojë. Ndërkohë pjesa tjetër duhet të vijojë deri në fund po e bën SPAK dhe gjykata speciale ti nxjerrin të gjithë ujin e zi kësaj historie por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë ku këto nisma kanë pasur rolin e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani e Fieri janë sot ndryshe. Është një shprehje në italisht: Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja rritet”, ka thënë Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë