Lajme

Transportonte klandestinë sirianë, arrestohet 72-vjeçari nga Tirana

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Policia thotë se ka vënë në pranga 72-vjeçarin me inicialet B. H., 72 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në aksin rrugor Gramsh-Cërrik duke transportuar me mjetin e tij 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shteti grek.

72-vjeçari po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i tij.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë