Rend dhe Ligj

Transportonte 17 emigrantë, arrestohet 45-vjeçari nga Durrësi

Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit duke arrestuar një 45-vjeçar.

Në saj të operacionit të koduar “Location”, u arrestua në flagrancë Sokol Ndreka, 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, Sokol Ndreka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar (dyshohen shtetas të huaj), dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë në mjetin e tij privat, 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë