Lajme

Transportonin klandestinë, dy të arrestuar në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin me precedent të mëparshëm penal.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi janë kapur duke transportuar shtetas të huaj drejt vendeve të BE-së kundrejt parave.

Mësohet se në pranga janë vënë:

E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Siç thuhet në njoftimin e policisë, ata janë kapur në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë