Rend dhe Ligj

Trafik droge Itali-Shqipëri, detajet e operacionit dhe kush u arrestua

Në një operacion ndërkombëtar të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë, është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano.

Sa i përket palës shqiptare, RENEA dhe FAST kanë kryer disa kontrolle në qytetin e Laçit, duke arrestuar me qëllim ekstradimi 2 persona. Njëri prej tyre është nga Tirana dhe tjetri nga Laçi.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Bledar Çoman alias Bledar Kurti, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Preci alias Enis Uruçi, 27 vjeç, banues në Laç.

“Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës””- njofton policia.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Policia thotë se shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 1 prill 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25 qershor 2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M.P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13 nëntor 2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë,  korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë