Mendim

Tokë falas në Itali për familjet që lindin një fëmijë të tretë

Qeveria populiste e Italisë propozon t'u japë tokë familjeve që lindin një fëmijë të tretë, duke shpresuar se kjo do të ndihmojë në luftën kundër shpopullimit të zonave rurale dhe braktisjes së tokave bujqësore.  Nga ky projektligj mund të përfitojnë edhe shqiptarët që banojnë në Itali prej një minimumi prej 10 vjetësh.

E konsideruar si një "masë mesjetare" nga opozits, dhe si një mënyrë për të mbështetur familjet dhe për të ndaluar shpopullimin nga qeveria, propozimi për dhënien e parcelave të tokës për familjet me tre fëmijë vjen si pjesë e reformës së rishpërndarjes së tokës.

Italia synon të caktojë një tokë të lirë bujqësore shtetërore për familjet që kanë më shumë se dy fëmijë.  Kjo dispozitë u prezantua së bashku me një projekt buxhetor që po diskutohet në Parlamentin Italian dhe synon të inkurajojë zhvillimin socio-ekonomik të zonave rurale dhe njëkohësisht të mbështesë familjen.

Gjysma e ngastrave të tokës që t’u jepen familjeve përbëhen nga toka bujqësore në pronësi të shtetit dhe gjysma tjetër janë zona të braktisura në Italinë jugore. Sipas një burimi qeveritar, projekti ishte propozuar fillimisht nga ministri italian Bujqësisë Gian Marco Centinaio,  u miratua gjithashtu nga ministrja e Punëve Rajonale, Erika Stefani dhe ministri i Familjes, Lorenzo Fontana. Të tre zyrtarët janë anëtarë të Partisë Lega të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini. Të kontaktuar nga “Euroactiv” , burimet pranë qeverisë italiane refuzuan të hynin në detaje pasi projekti është ende në fazën e propozimit por shtuan se po punojnë për një dekret specifik për zbatimin e kësaj politike.

Ideja e një "rikthimit tek toka" po bëhet josheshe veçanërisht në mesin e të rinjve italianë”, tha ministri Centinaio, duke shtuar se projektligji ka për qëllim t'i ndihmojë fermerët të marrin troje. "Thuhet se në Itali ka pak fëmijë, dhe dhënia e kësaj toke është një mundësi e mirë për të ndryshuar këtë prirje. Për këtë arsye, ministria dëshiron të japë një kontribut duke inkurajuar në veçanti zonat rurale,"dekaroi ai në një intervistë.

Toskana

Një tjetër dispozitë e përfshirë në projektligjin e buxhetit do të caktojë një fond prej 20 miliardë euro për periudhën e ardhshme trevjeçare, duke dhënë kredi të buta deri në 200 milionë euro për të blerë banesën kryesore pranë tokës së caktuar.

Shpërndarja e tokës bujqësore do të zgjasë së paku 20 vjet dhe do të përfshijë vetëm familjet që lindin një fëmijë të tretë në vitin 2019, 2020 ose 2021. Sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave, numri i familjeve me dy fëmijë arriti në 3,776,000 në vitin 2017. Por ka ende shpresa të pakta që 4,203,000 familje italiane me vetëm një fëmijë, të marrin tokë falas nëse bëjnë binjakë ose bëjnë një fëmijë në vitin e ardhshëm dhe një tjetër deri në fund të vitit 2021.

Ritmi i lindshmërinë është veçanërisht i ulët në Itali, në vitin 2017 në vendin fqinj pati vetëm 458,141 foshnja të reja, një rënie prej 2% krahasuar me vitin 2016.

Val Gardena

Dhurimi i këtyre tokave  do t’i hiqte shtetit italian barrën për kultivimin e tyre, por mbi të gjitha do të paraprinte kërkesat e gjeneratave të reja për të prodhuar produkte bujqësore, pasi mungesa e disponueshmërisë së tokës është pengesa kryesore për të hyrë në sektorin e bujqësisë.

Por opozita ka dalë kundër këtij propozimi. Gianni Pittella, ish kreu i grupit S & D në Parlamentin Europian dhe senator italian, deklaroi se ky është një projektligj mesjetar. "Politikat që mbështesin rritjen e normës së lindjeve janë të mirëpritura , por do të ishte më mirë të zbatonim fillimisht masat e rendit juridik si për shembull lejet për nënat dhe baballarët, në vend që të përqendrohemi në produktivitetin e bujqësisë sonë,"deklaron ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë