Shkencë

Toka ka një mini-Hënë të re

Sipas shkencëtarëve toka tashmë ka edhe një mini-Hënë. Objekti është kapur nga satelitët në orbitën e Tokës dhe tani po fluturon përkrah planetit tonë në sistemin diellor.
Emri i hënës së re u përcaktua “2020 CD3” nga Qendra e Planetëve të Vegjël, pjesë e Unionit Astronomik Ndërkombëtar, një organ i autorizuar për të emërtuar objektet që gjenden në hapësirë.

https://twitter.com/WierzchosKacper/status/1232460436634656769


Objekti u gjet fillimisht nga astronomi Survey Sky Catalina në Arizona, që në 15 shkurt dhe më pas u konfirmua në ditët që pasuan, duke lejuar astronomët e tjerë të mësojnë më shumë rreth këtij objekti, duke mbledhur edhe imazhe të tij ndërsa lëviz rreth Tokës.
Mendohet se hëna është shumë shumë e vogël, me një diametër vetëm 1.9-3.5 metra. Sipas ekspertëve objekti është lidhur përkohësisht me Tokën.

https://twitter.com/tony873004/status/1232492803805986816


Në gjithë numrin e madh të asteroideve të gjurmuar nga astronomët, CD3 e vitit 2020 është i dyti që është futur në orbitën e Tokës, ndërsa i pari ishte 2006 RH120, i cila u vu re nga shkencëtarët e të njëjtit institucion. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë