Shkencë

Toka ishte thuajse e tëra ujë 3.5 miliardë vjet më parë

Toka ishte një gjë mjaft e rrallë tre deri në katër miliardë vjet më parë dhe oqeanet e planetit tonë kishin gati dy herë më shumë ujë sesa sot, aq sa të fundosnin të gjithë kontinentet e sotme në një lartësi më të lartë se Mali Everest, sipas vlerësimit të një studimi të ri shkencor amerikan.

“Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh që me kalimin e kohës nivelet e detit dhe oqeanit janë rritur në përputhje me temperaturat globale, por ata besojnë se sipërfaqja totale e ujit ka mbetur pak a shumë e qëndrueshme”, thotë një nga studiuesit.

Studimi i ri hedh poshtë këtë vlerësim, pasi konsideron të mundshme ekzistencën e një toke që dikur ishte një botë ujore.

Studimi, bazuar në eksperimentet laboratorike të udhëhequr nga Jung Dong i Departamentit të Gjeoshkencave dhe Shkencave Planetare të Universitetit të Harvardit, u botua në revistën AGU Advances të Unionit Gjeofizik Amerikan, sipas Science.

Grupe të tjerë shkencorë gradualisht po vijnë me prova të reja në favor të një toke që dikur kishte shumë më shumë ujë në madhësi dhe vëllim. Ekzistenca e oqeaneve më të mëdha në vend i ndërlikon skenarët se si filloi dhe evoluoi jeta në planetin tonë.

Burimi: Science. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë