Rend dhe Ligj

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Dënohet me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Vendimi për ish-kryebashkiakun është dhënë sot nga Gjykata e Lezhës.

Ndërkohë, janë dënuar dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar. Ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Më 2015 Frrokaj fitoi zgjedhjet lokale në Lezhë pasi mposhti Viktor Tushen e LSI.

Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Recit në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë