Lajme

Tiranë, shpërthim në një pikë shitjesh të bombolave të gazit

Një pikë shitjesh e bombolave të gazit në kryeqytet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” dhe shkak është bërë shpërthimi i një prej bombolave për shkak të rrjedhjes së gazit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikuan disa automjete dhe ndërtesa që ndodheshin përreth.

Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e shpërthimit, ndërkohë policia ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë