Lajme

Tiranë-Durrës me koncesion. Ja edhe projektet e tjera PPP

Qeveria shqiptare do të nënshkruajë kontratë koncensionare për Autostradën Tiranë – Durrës me vlerë 49 miliardë lek.

Kontrata do të jetë e tipit BOT, që do të thotë ndërtimin, operimin e më pas transferimin e saj tek autoritetet shtetërore. Punimet në të kanë lidhje me zgjerim të saj, pasi kjo vepër është e ndërtuar. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur një propozim, i cili po analizohet nga ky institucion dhe më pas  do të bëhen transparente të gjitha fazat e mëtejshme.

Në këtë rast, gjithë investimi kryhet nga privati, ndërkohë që rruga kryesore parashikohet të jetë me pagesë. Referuar propozimi të mbërritur, kompania private angazhohet të sigurojë edhe rrugët dytësore, që do të jenë pa pagesë, duke iu mundësuar qytetarëve një zgjedhje alternative. Pagesa e kalimit do të vendoset nga kompania private

Procedurat standarde, në rastin e propozimeve të pakërkuara, miratohen nga Këshilli i Ministrave i cili akordon edhe një bonus pikësh për kompaninë që e ka paraqitur, më pas hapet një garë zyrtare pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ku mund të dorëzojnë oferta të gjitha kompanitë e interesuara.

Koncensioni Tiranë-Durrës është pjesë e disa projekteve të qeverisë përmes  PPP-ve për të cilat Ministria e Financave do të paguajë për 2019-ën rreth 12,6 miliardë lekë pjesë e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm që rezulton me një rritje 72% ne krahasim me buxertin faktit të këtij viti.

Në fillim të vitit 2018 ishin planifikuar 9.3 miliardë lekë financime për koncesionet, por moshyrja në fuqi e kontratës së koncesionit të shërbimit laboratorik dhe për inceneratorët e kanë ulur financimin në 7.3 mld lekë.

Ministria e Financave shpjegon se shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë prej kontratave koncesionare apo PPP-ve, që si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave korrigjon të ardhurat buxhetore, të, për të qenë brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Projekte të tjera të reja koncensionare janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë lekë financim, aeroporti i Vlorës me 14 miliardë lekë, dhe aeroporti i Kukësit me 884 milionë lekë.

Në këtë grup projektesh me kontrata koncensionare bëjnë pjesë edhe shkollat në Tiranë, Spitali rajonal i Fierit, 6  akse rrugore dhe dy aeroporte që kushtojnë 262 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë