Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Shkodër dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes.
Sipas policisë, Ndoc Lufi, 63 vjeç dhe Aleksandër Fojleta, 27 vjeç, fqinj, pas konfliktit me njëri-tjetrin, kanë qëlluar edhe me armë zjarri në shenjë kërcënimi, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Si pasojë e të shtënave u dëmtuan porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit, si dhe një automjet i parkuar në oborr.
Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, ndërsa në banesën e 27-vjeçarit gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje