Gazeta Si – Gjashtë punonjës të bashkisë janë marrë të pandehur nga prokuroria nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.
Të pandehurit A.Ç, N.B, A.Ç, G.S, L.K, M.K, gjykata ka vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Ata rezultojnë të kenë mbajtur detyrat: Administrator Shoqëror, Postier, Drejtor Drejtorie në Bashki, specialistë në Drejtorinë Rajonale.
Hetimet nisën në prill të vitit 2025 pas denoncimit të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se po bëheshin abuzime me skemën e ndihmës ekonomike duke marrë shkas nga rasti i familjarëve të tij.
Hetimet u kryen për periudhën tetor 2024-korrik 2025 dhe nxorrën në pah një dëm ekonomik prej 12.500 000 lekësh të reja për shtetin shqiptar.
Kjo ka ardhur si pasojë e përfshirjes në skemën ekonomike pa të drejtë të familjeve që nuk përfitonin kriteret për të marrë ndihmë ekonomike.
Menjëherë pas fillimit të hetimeve, numri i familjeve përfituese është ulur nga 320 familje në 110 familje. Hetimet provuan se zyrtarët shtetërorë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, rritën fiktivisht numrin e familjeve përfituese duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje