Sport

Thyhet tradita e Formula 1, do të garohet edhe në Vietnam

Formula 1 ka konfirmuar se pista e Vietnamit do të shtohet në kampionatin botëror të garave me makina të shpejta, duke filluar që nga prilli i vitit 2020. Pista është ndërtuar në qytetin e Hanoi dhe shumë shpejt pritet të jetë gati.

Ky është çmimi i parë i madh që shtohet në numrin e garave të Formula 1, që pasi kompania Liberty Media e çoi koston financiare në 6 miliardë dollarë.

Kjo e Vietnamit do të jetë gara e katërta që do të zhvillohet në kontinentin e Azisë, pas atyre në Singapor, Kinë dhe Japoni. Formula 1 njoftoi për arritjen e marrëveshjes, por pa specifikuar kohëzgjatjen e kontratës.

https://twitter.com/F1/status/1060079659365220353

Pasi u konfirmua marrëveshja, drejtori ekzekutiv i Formula 1, Carey u shpreh se përhapja në vende të reja e kësaj garë, është politika e re që ka filluar të aplikohet.

“Duke filluar që nga viti 2017, ne kemi diskutuar vazhdimisht për zhvillimin e pistave në vende dhe qytete të reja. Kjo pistë e re në Hanoi të Vietnamit është përmbushje e kësaj ambicie që ne kemi dhe që do të tentojmë të shkojmë akoma dhe më tej. Zgjodhëm Hanoi për shumë motive, duke qenë një qytet shumë i bukur dhe me një kulturë e histori të pasur.”- tha Chase Carey.

Mendoj se kjo është një pistë fantastike dhe jemi duke parë se si do të shkojnë detajet në të ardhmen.

Cirkuiti do të jetë i gjatë 5.56 kilometra dhe ekipet e Formula 1 po punojnë që ta bëjë këtë pistë një nga më të shpejtat, duke e ndërtuar atë me tre pjesë të shpejta, por edhe me kthesa më të vështira.

Në pjesën e drejtë më të gjatë shpejtësia besohet se do i kalojë 334 kilometra në orë, duke dhënë mundësinë që të shohim edhe më shumë spektakël. Drejtuesit e Formula 1 dhe pistës në Vietnam duan të evitojnë modelin e pistave në Monako dhe Azerbajxhan. që janë të ngushta dhe nuk japin shumë mundësi për parakalime.

Gara në Hanoi pritet të jetë e fundit në renditjen e kalendarit, pasi të bëjë debutimin në vitin 2020. Kështu me shumë gjasa do të shkojmë drejt thyerjes së një traditë, pasi nuk do të shohim që kampionati i Formula 1 të mbyllet në Brazil, ashtu siç ka ndodhur për pjesën më të madhe të kampionateve në vitet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë